Këshilli i Europës i dha dritën jeshile Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që parashikon të ofrojë 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 2024 – 2027. Për të pëfituar nga ky instrument financimi, Shqipërisë do i duhet të përgatisë një Agjendë Reformash. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që partnerët të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të përcaktuar në agjendat e tyre respektive të reformave.q4AnyJE125U