Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 milion euro pasuri të shtetasit Alban Xhepa pasi dyshohet se janë vënë përmes rrugëve të paligjshme. Xhepa dyshohet se ka pastruar paratë e vendosura në rrugë kriminale jashtë shtetit. Në total janë 10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe katër biznese me vlerë afro 6 milionë euro janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës për llogari të një hetimi për pastrim parash, në ngarkim të Alban, Lorenc dhe Baftjar Xhepës.