Jo pak por të paktën 7 kërkesa për informacion, janë regjistruar në harkun kohor të 4 muajve ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Informacioni është publikuar nga vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku rezulton që nga Prilli në muajin Korrik, janë regjistruar 5 kërkesa për informacion, lidhur me kallëzimin e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, për akuzën e lobimit të padeklaruar.