Mali i Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rusë në Podgoricë pas aksionit të furishëm kundër spiunëvë të Moskës në vendin fqinj. Në një deklaratë, ministria e jashtme malazeze njofton se përfaqësuesit rusë u shpallen non-grata sepse ishin të përfshirë në aktivitete spiunazhi.