“Një rast unik” është cilësuar ai i modeles 23-vjeçare Bianca Dobroiu me origjinë rumune, e cila rezulton pacientja zero e Bolonjas së Italisë. Sipas “Corriere della Sera”, e reja vazhdon të jetë pozitive për plot 57 ditë. Ndonëse e reja tashmë ndihet shumë më mirë, nuk paraqet temperaturë apo simptoma të tjera, testet e tregojnë pozitive. Pasi ka kryer gjashtë të tilla, në një status në Facebook, Bianca shprehet se ndihet e lodhur nga e gjitha kjo situatë dhe se thjesht “nuk mundet më”.