Të paktën 56 civilë janë vrarë dhe 266 të tjerë janë plagosur gjatë inkursionit shtatë-javor të Ukrainës në rajonin perëndimor të Kurskut, në Rusi, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse. Kievi filloi sulmin ndërkufitar më 6 gusht, më shumë se dy vjet pasi Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë dhe forcat ukrainase mbeten në rajonin e Kurskut. Ministria e Jashtme ruse kishte thënë më herët se numdi i viktimave ishte 31. Shifra e re, sipas saj, mbulon periudhën deri më 20 shtator. Ministria tha edhe se 131,000 civilë ishin larguar nga zonat më të rrezikshme të rajonit, por akuzoi forcat ukrainase për mbajtjen e disa civilëve kundër vullnetit të tyre, duke përfshirë 70 deri në 120 njerëz në qytetin e Sudzh