Është zbardhur ngjarja e 18 gushtit e një viti më parë në Kurbin, ku një person u gjet pa ndjenja në një kanal. Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 59 vjecar, si autor i dyshuar i vrasjes së 51 vjecarit Ylli Tafili. Pas hetimeve të thelluara, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, dhe dëshimeve nga ana e familjarëve të viktiës, uniformat blu të Kurbinit arrestuan 59 vjecarin Isa Lama. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, pas një konfliktit të castit me Ylli Tafilin, e ka goditur këtë të fundit, për pasojë viktima ka rënë në kanal. Autori nuk i dha ndihmë Tafilit, por u largua menjeherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të spitalit, për të marrë ndihmë mjekësore.