Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg për 7 të arrestuarit në kuadër të operacionit policor Reset. Në burg u lanë Idriz, Romir dhe Emanuel Meminaj, banues të fshatit Trevllazër në Vlorë. E njëjta masë u dha edhe për Nertin e Xhuljano Gjonin, banorë të fshatit Babicë dhe Laurent Likaj e Altin Mecin, përkatësisht nga Vlora dhe Patosi.