Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës, kreu I shtetit nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që nuk janë mes nesh e ata që vazhduan mes sakrificash të ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë dijes.