Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën do të përfshijë rreth 50 automjete luftarake “Bradley”, dhe këtë e kanë konfirmuar tashmë disa zyrtarë amerikanë. Të mërkurën, presidenti Joe Biden tha se dërgimi i automjeteve luftarake “Bradley” në Ukrainë po shqyrtohet për të ndihmuar vendin që po lufton kundër agresionit rus.