Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit. Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar luftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.