Pak ditë më parë një fans i Monika Lubonjës ngriti një parashutë lartë shtëpisë së big brother, ku shkruante Monika të dua shumë. Parashutisti mori një vëmendje të madhe mediatike ndërsa u ftua edhe nga produksioni i Big Brother për të takuar aktoren brenda në shtëpi. Vec kësaj, ky I fundit u ftua këtë të hënë në emisionin breaking në Top News, ku foli për mesazhet që ai i transmeton banorëve nëpërmjet parashutës së tij. Ndërsa ishte i ftuar në studio, Arbër Xhaja tha se një biznesmen nga Saranda i ka ofruar atij 5000 euro për të futur një mesazh të koduar përmes parashtuës brenda në shtëpi që kishte lidhje me Donaldin dhe Borën. Ky I fundit tha se nuk kishte pranuar.