5 maji, Dita e dëshmorëve të Kombit, ka bërë bashkë këtë të enjte Presidentin e Republikës Ilir Meta me Partinë Socialiste. Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në konferencën e donatorëve në Varshavë, në ndihmë të Ukrainës, socialistët përfaqësoheshin në homazhe nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.