Policia thotë se ka identifikuar dy persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 48 vjeçarit, Lulzim Visha, në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së premtes në Zall Mner të Kamzës. Në kuadër të hetimeve, policia ushtroi kontrolle në banesën e shtetasit, Ervis Lami, 31 vjeç. Gjatë kontrolleve në banesën e tij po në Kamëz, policia thotë se gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator si dhe municion luftarak.