Administrata Tump duket se ka një plan për t’I dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Gazas. Mediet ndërkombëtare kanë publikuar një plan me 21 pika I cili kërkon lirimin e të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga marrëveshja në këmbim të një tërheqjeje graduale të trupave izraelite nga Gaza. Plani në fjalëthuhet se u është ndarë udhëheqësve arabë në fillim të kësaj jave. Por pavarësisht kësaj kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua këtë të premte të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet.