Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton se ka qenë i dënuar nga gjykata greke në mungesë, me 3 vite burgim për shkak të një sherri me pronarin grek. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi aktin e Prokurorisë mbi fshehjen e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria ishte vënë në lëvizje pas kërkesës së PD-së për të kryer një verifikim të thelluar ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës.