Top News/ 47 mijë viktima nga i nxehti në Evropë / Jugu në rrezik, temperaturat bëhen vdekjeprurëse
13/08/2024 12:41

Mbi 47,000 persona humbën jetën në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda, sipas një raporti të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) që u publikua një ditë më parë. Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, evropianët jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin. Numri i vdekjeve në vitin 2023 – më i ulët sesa ai prej 60,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë në vitin paraprak - do të kishte qenë 80% më i lartë po të mos ishin zbatuar masat e 20 viteve të fundit për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me temperaturat në rritje, si sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimet në kujdesin shëndetësor, sipas raportit të qendrës kërkimore spanjolle. "Përfundimet tona tregojnë se gjatë këtij shekulli janë ndërmarrë hapa që shoqëria të përshtatet me temperaturat e larta, që kanë reduktuar në mënyrë dramatike pasojat e nxehtësisë dhe shkallën e vdekshmërisë, veçanërisht mes të moshuarve," thotë Elisa Gallo, studiuese në ISGlobal dhe autore e studimit. Studiuesit përdorën të dhënat e vdekjeve dhe temperaturës nga 35 vende evropiane. Ata vlerësojnë se 47,690 vdiqën nga shkaqe që lidhen me temperaturat e larta. Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja ishin vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga nxehtësia.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54