Kjo e hënë, datë 15 janar shënon 25 vite nga masakra e Recakut, ku ushtria serbe vrau 45 civilë shqiptarë, në 1999. Kjo ngjarje është kujtuar nga presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili u shpreh se 15 janari zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.