Policia e shtetit ka vijuar të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë prej 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.