Deficiti tregtar u thellua përgjatë muajit prill, si në krahasim me muajin prill të vitit 2024, ashtu edhe me muajin mars të këtij viti. INSTAT raporton se eksportet arritën vlerën e 33 miliardë lekëve, duke u ulur me 4.1 për qind në krahsim me prillin e vitit të kaluar dhe me 5 për qind në krahasim me marsin 2025. Nga ana tjetër, importet arritën shfirën rekord prej 76 miliardë lekë, me një rritje 2.5 për qind në krahasim me marsin.