Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë elektrike kanë kaluar pritshmëritë. Në pesë muajt e parë të këtij viti është mbledhur më shumë se gjysma e shumës totale vjetore të parashikuar për t’u mbledhur nga tre kompanitë e mëdha që e shesin energjinë elektrike në tregjet ndërkombëtare.