Policia e Maqedonisë së Veriut zbuloi dhjetëra emigrantë në një kamion pranë kufirit grek. Policia tha më 7 nëntor se derisa po ndiqte një kamion pranë qytetit Star Dojran, 160 kilometra në jug të kryeqytetit, Shkupit, shoferi i kamionit dhe një pasagjer u hodhën papritur nga mjeti në lëvizje dhe kamioni goditi makinën e policisë. Nuk u raportua për të lënduar nga rradhët e policisë. Gjatë kontrollit, policia gjeti 42 emigrantë. Njëri ishte nga Bangladeshi dhe pjesa tjetër nga Siria.