Shumica parlamentare në Malin e Zi ka ndërmarrë një nismë për rrëzimin e presidentit të vendit, Milo Gjukanovic. Janë mbledhur tashmë 41 firma për të nisur procedurën e shkarkimit dhe kjo është konfirmuar për mediat nga deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç.