Top News – 400 kg e kokainës së sekuestruar në Kosovë/ Mbërritën në Lipjan me një kamion nga Durrësi
17/05/2021 21:27

Një ngarkesë prej 400 kilogramë kokainë, është sekuestruar në Lipjantë Kosovës mesditën e së hënës në një kamion që mbante produkte mishi. Fillimisht gjatë kohës kur peracioni ishte në zhvillime e sipër u raportua për një sasi prej 2.2 ton kokainë. Por Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Antidrogës ka deklaruar se sasia e kapur e kokainës është 300-400 kilogramë. Sipas të dhënave mësohet se vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve. Kamioni me targë 01 263 ODME ku u gjet edhe sasia e kokainës mësohet se ka qenë fillimisht në Durrës dhe më pas ka kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tij dhe kush fshihet pas kësaj sasie të madhe droge. Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit. Por DEA amerikaneka koordinuar gjithçka në operacion pasi kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Vlera e kokainës së sekuestruar kap shifrën rekord të 6 miliard eurove. Kjo është sasia më e madhe e drogës që ka kaluar ndonjëherë në Portin e Durrësit. Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë, pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur kontejneri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili ishte destinacioni final. Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me kontejnerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës. Kjo është hera e tretë e kapjes së një sasie të madhe me kokainë që lidhet me portin e Durrësit. Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt ky i fundit i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15