Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve perëndimore për largimin nga Ukraina, deri më tani asnjë qytetar shqiptar nuk ka kontaktuar zyrën diplomatike të vendit tonë për t’u larguar. Burime zyrtare thonë për Top Neës se në Ukrainë raportohet të ketë deri në 40 shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve punojnë për organizatat ndërkombëtare, apo agjencite e OKB.