Do të vazhdojmë betejën në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë. Këto ishin fjalët e para të Kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, I cili u dënua këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo gjykatë dha 6 muaj burg për Ismailajn, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 4 muaj, të cilat u konvertuan në 40 orë punë me interes publik.