Banka Botërore do të financojë me 40 milionë dollarë politikat sociale në Shqipëri duke filluar nga ndihmat ekonomike, nxitjen e punësimit dhe mbështetjen ndaj familjeve në vështirësi ekonomike. Planit është hartuar në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe pritet të shqyrtohet nga bordi në shtator të këtij viti.