Top News/ 40 F-35, tre fregata dhe Black Hawk / Greqia blindohet, kërkon frenat e mbrojtjes së BE-së
04/03/2024 12:01

Greqia, vendi ku është vendosur qendra e operacionit të BE-së që po mbron anijet tregtare nga sulmet e rebelëve Houthi në Detin e Kuq, shpreson të luajë një rol edhe më qendror në garantimin e sigurisë së bllokut me 27 vende anëtare, tha ministri i mbrojtjes. “Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, tha Nikos Dendias për Reuters, duke shtuar se Bashkimi Evropian mund ta arrijë këtë në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët e tjerë. "Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kemi një industri të mbrojtjes në Greqi dhe Evropë, e cila mund t'i shërbejë nevojave të Bashkimit Evropian." Misioni detar i BE-së në Detin e Kuq, i quajtur "Aspides", që në greqisht do të thotë "Mburoja", nisi muajin e kaluar për të mbrojtur anijet nga sulmet nga militantët Houthi të lidhur me Iranin në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas në luftën e tij me Izraelin. Në udhëkryqin midis Azisë, Afrikës dhe Evropës, Greqia kontrollon flotën më të madhe tregtare në botë dhe sulmet kundër anijeve të saj janë shtuar. Porti më i madh i Greqisë, Pireu, ka pasur rënie të tregtisë me 40%. Fregata greke Hydra lundroi javën e kaluar për në Detin e Kuq ndërsa vendi mori komandën e misionit të BE-së selia e të cilit do të jetë në qytetin e Larisës. Italia komandon forcën detare. “Është e rëndësishme që të kemi sukses”, tha Dendias. "Nuk mund të jesh udhëkryq nëse rrugët nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë. Pra, për ne ky është një kërcënim i madh." Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Bashkimi Evropian dëshiron të rrisë rolin e tij të mbrojtjes si një bllok dhe jo si një koleksion prej 27 kombesh ku politika ushtarake hartohet në nivel kombëtar. Greqia, gjithashtu një anëtare e NATO-s, dëshiron të reformojë ushtrinë e saj sipas shembullit të Finlandës. Ajo synon gjithashtu të rindërtojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të nxisë biznesin e kantiereve të saj detare, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi një dekadë që e detyroi atë të ulë shpenzimet. Ajo ka hartuar një plan blerjejesh 10 vjecar, shumë miliarda dollarësh, që përfshin blerjen e deri në 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA, tre fregata nga Franca dhe helikopterët Black Haëk të prodhimit amerikan. Ajo dëshiron të prodhojë sisteme dronësh dhe sisteme anti dron dhe është në biseidme me SHBA për tu bërë pjesë e projektit të ndërtimit të fregatave të klasit Constellation për marinën greke. Kjo përbën një sfidë të madhe – thotë dendias. Ne jemi një komb krenar detar, por është hera e parë në historinë tonë që mund të jemi në gjendje të bashkëprojektojmë një platformë aq të rëndësishme sa Constellation.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11