Edhe pse e hëna për deputetët demokratë ishte bojkot i plotë i të gjitha komisioneve parlamentare, si përgjigje ndaj qëndrimit të maxhorancës me kërkesat e opozitës, ky opsion u rrëzua në mbledhjen e grupit të PD. Teksa të shumta ishin propozimet e demokratëve, që nga greva në Parlament, protestat kombëtare etj., në përfundim demokratët morën 4 vendime, të cilat u përcollën edhe 4 deputetëve që munguan në mbledhjen e së hënës. Kësisoj demokratët vendosën të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e Komisioneve dhe ngrenë shqetësimin e ngushtimit të hapësirës së opozitës në Kuvend.