Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë për keqpërdorim të fondeve për pandeminë. Duke cituar të dhënat e një studimi të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë, Vokshi thotë se vetëm 4% e të sëmurëve janë rimbursuar. Sipas saj, buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të “pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës”.