Top News – 4 mijë ushtarë të vrarë në 44 ditë/ KM armen njoftoi shifrat e luftës me Azerbajxhanin
24/08/2021 22:20

Armenia ka bërë të ditur se gjatë luftës 44-ditore me Azerbajxhanin në fund të vitit 2020, u vranë gjithsej 3.773 pjesëtarë të saj të ushtrisë. Njoftimi për bilancin e luftës u bë nga kryeministri, Nikol Pashinian. Kjo është hera e parë që ky vend bën publik numrin e plotë të ushtarëve të vrarë. Gjatë një fjalimi në parlament, kryeministri armen tha se ende nuk dihet për fatin e 243 ushtarëve të tjerë, ndërsa disa të burgosur nga ana e Azerbajxhanit ende nuk janë kthyer në Armeni. Ai shtoi se mijëra persona u zhvendosën si rezultat i luftimeve, duke shkaktuar dëme "të jashtëzakonshme" sociale dhe ekonomike. Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut. Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990. Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene. Palët ranë dakord për vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Lajm i madh! Arrihet paqja Izrael-Hamas, Trump: Ditë historike
09/10 19:49
Top Channel/ Gjermania: Ballkanin Perëndimor “e kemi tonin”, është pjesë e familjes europiane!
09/10 15:19
Top News – Von der Leyen mbijeton sërish / Dy mocione mosbesimi nga ekstremi i djathtë dhe e majta
09/10 15:06
Top News – Ushqejnë ‘epideminë e shkëputjes’ / Princesha Kejt kundër smartfonëve, kërcënojnë fëmijët
09/10 14:58
Top News – Rusi-Ukrainë, luftë për energjinë / Kievi godet uzinën e gazit, dimër i vështirë
09/10 14:55
Top News – Meloni kërkon ndalimin e burkës / Gjoba në shkolla, universitete, dyqane dhe zyra
09/10 14:54
Top News – NATO, zjarr ndaj avionëve rusë…Aleatët diskutojnë lehtësimin e rregullave për pilotët
09/10 14:47
Top News – Trump kthehet të shpresojë për Nobelin / ‘Vulosi’ paqen në Gaza para ndarjes së çmimit
09/10 14:46
Top News- Shkrimtari ‘vizionar’ fiton Nobelin / Çmimi për letërsinë i shkon hungarezit Krasznahorkai
09/10 14:40
Top Channel/ Izraeli sulm në Gaza: Marrëveshja e Trumpit do të hyjë në fuqi pas ratifikimit!
09/10 14:36
Top News – Kërkon kryeministrin e gjashtë në dy vite / Macron në udhëkryq, kriza më e rëndë politike
09/10 13:33
Top News – Kur Rubio i flet në vesh Trumpit…! Momenti kur ‘merret lajmi’ për paqen në Gaza
09/10 13:32
Top News – Në dhomën e negociatave ku u arrit paqja / Në Sharm El Sheikh, pamje të delegacioneve
09/10 12:47
Top Channel/ Fitoi Nobelin në Kimi, kush është refugjati palestinez Omar Yaghi!
09/10 12:20
Top News – Evropa është tashmë në luftë / Analiza e CNN: Amerika ende nuk e ka kuptuar
09/10 11:40
Top Channel/ Dronët kamikazë të Turqisë në Kosovë, çfarë është Skydagger RTF?
09/10 11:36
Top News – Bota ‘në këmbë’ për paqen në Gaza / Përshëndetet marrëveshja e njoftuar nga Trump
09/10 11:32
Top News – 80 vjetori i themelimit të partisë / Kim Jong Un: Do të ruajmë ‘pastërtinë ideologjike’
09/10 11:29
Top Channel/ Gaza pranë paqes, Hamasi dhe Izraeli pranojnë armëpushimin: Pengjet do të lirohen!
09/10 11:29
Top News – Trupat e ushtrisë hyjnë në Çikago / Trump kërkon burgosjen e liderëve demokratë
09/10 11:23