Duke nisur nga 16 dhjetori, qytetarët e Kosovës të cilët nuk i kanë regjistruar makinat në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës, me makinat që mbajnë targat me akronime serbe. Në një prononcim për Radio Europa e Lirë Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se pas përfundimit të këtij afati, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë makinat e tyre, do të llogariten si pronarë të makinat të paregjistruara dhe makinat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë edhe pikëkalimet kufitare.