Kur ish-Kryeministri Sali Berisha dha si ultimatum tetorin për daljen e kandidatëve të primareve që synojnë unifikimin e kandidatit në garën për bashkitë, sa vijnë e qendërzohen edhe pretendentët. Ish-kryeministri ka lënë të hapur derën e kandidimit në primare jo vetëm për demokratët nga të dyja grupet, por edhe për aleatët, përçka është deklaruar në favor të primareve të hapura. Nisur nga këto, 3 janë emrat më të lakuar të momentit për garën brenda selisë blu për Tiranën.