Rreth 61 kompani të ndyshme në Mbretërinë e Bashkuar morën një nismë qershorin e vitit të kaluar, për të testuar 4 ditë pune për punonjësit e tyre. Testimi nisi në qershor të vitit 2022 dhe përfundoi në muajin dhjetor dhe iu deshën vetëm 7 muaj që pronarët e kompanive të dilnin në disa konkluzione për të dhënë përshtypjet e tyre mbi këtë gjë. Pas provës së kryer, rezutloi se punonjësit ishin më të lumtur, më pak të stresuar, më të shëndetshëm dhe më shumë produktivë në punë.