Skuadrat e shpëtimit u dorëzuan pasi nuk mundën të shpëtonin fëmijën 10 vjecar që mbeti i bllokuar prej katër ditësh, në një pus 35 metra të thekkë në Vjetnam. Kërkuesit kaluan thuajse 100 orë duke u përpjekur, por pa sukses, që të lironin vogëlushin. Pusi ndodhej pranë një kantieri në provincën e deltës së lumit Mekong. Një incident ky që kujton Rayanin e vogël në Marok, fëmijën 5 vjecar që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës në shkurt të vitit të kaluar, pasi ra në pus dhe nuk mundi të dalë i gjallë që andej.