Katër autobusë u përfshinë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Lushnjë. Si pasoje, tre prej tyre u shkrumbuan totalisht, ndërsa tjetri pësoi dëmtime pjesërisht. Flakët rranë rreth orës 3:30 në parkun e autobusëve ne lagjen Gafurr Muço. Pavarësisht ndërhyrjes, forcat zjarrëfikëse e patën të pamundur që të fiknin zjarrin në kohë për të limituar dëmet materiale.