Si rezultat i kontrolleve për zbatimin e masave anti covid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 393 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.