Zjarret në Gramsh Kanë shkrumbuar mbi 39 shtëpi, ndërsa flaket vazhdojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar vatra të reja në zona të ndryshme. Aktualisht zjarrfikësit janë përqëndruar në fshatin Nartë, fshati më i populluar i zonës dhe në kufi me zonën e Sulovës dhe bashkinë e cerrikut. Në njësinë administrative Skënderbegas, flakët kanë përfshirë tashmë fshatin e fundit dhe kanë shkrumbuar plotësisht 6 fshatra. Fshati i shtatë është aktualisht nën zjarr, ndërsa një tjetër ndodhet në rrezik.