39 mjekë të rinj, të specializuar në fusha të ndryshme, do të punësohen në spitalet rajonale, pas procesit të përzgjedhjes së vendeve, me përfundimin e ciklit 4-vjeçar të specializimeve në Mjekësi. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u takua me mjekët e rinj të cilët, nga e hënë nisin punën në spitalet rajonale në vend, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, për një periudhë 3-vjeçare. Në grupin e mjekëve të specializuar, disa prej tyre do të jenë pjesë e stafit të spitalit të ri rajonal memorial në fier