Tajvani ka ngritur në fluturim avionët ushtarakë për të dëbuar 39 avionë kinezë që hynë në zonën e mbrojtur ajrore të ishullit, në pjesën juglindore të tij. Tajvani në fakt është ankuar në vazhdimësi për provokime të përsëritura të forcës ajrore kineze gjatë dy viteve të fundit, shpesh në zonat jugore të hapësirës së mbrojtur ajrore të tij.