India ka shembur dy ndërtesa të larta banime, jashtë Nju Delhit, me ‘spektaklin’ dramatik që u transmetua live në stacionet televizive pas disa ditësh raporte të ethshme të medias. Shkatërrimi i kullave binjake, 100 metra të larta në Noida, vend ky i mbushur me një ‘pyll’ strukturash të ngjashme prej betoni, ishte një shembull i rrallë i Indisë së ashpër me ndërtuesit dhe zyrtarët e korruptuar.