Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër, pasi u kap teksa transportonte me automjet, 2 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndoj Marku, banues në Shkodër u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues 30-vjeçarin Ndoj Marku.