Një operacion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka sekuestruar pasuri të paligjshme që kapin vlerën 228 mijë euro. Ky operacion u realizua në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.