Operacionet ndërkombëtare të javës së kaluar, por edhe më parë janë përkthyer në gjuhën e shifrave nga Europol. Operacioni më i fundit i Europol, në të cilin u bë pjesë edhe Shqipëria çoi në arrestimin e 166 personave. Sipas strukturës europiane të antikrimit 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuara si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal. Mes të arrestuarve, 17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara, etj. Po ashtu, në operacion u sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.