Dikur ata të dy konsideroheshin të paprekshëm nga drejtësia, ndonëse rastet e kallëzimieve në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe zëvëndës kryeminsitren Belinda Balluku ishin të shumta. Miti i paprekshmërisë u hodh sërish poshtë gjatë këtij viti, fillimisht kur në pranga me kërkesë të prokurorisë së posaçme u vendos Erion Veliaj dhe më vonë kur ndaj numrit dy të qeverisë u vendosën dy masa sigurie, ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë territorit të vendit’.