Top News – 33 miliardë dollarë për Ukrainën / Biden i kërkon Kongresit të miratojë paketën
29/04/2022 12:21

Presidenti Joe Biden i kërkoi të enjten Kongresit të miratojë 33 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën ndërsa i bën ballë agresionit rus-- një rritje dramatike e fondeve nga Shtetet e Bashkuara për Kievin -- si dhe miratimin e mekanizmave të rinj ligjorë për të ashpërsuar sanksionet dhe për të konfiskuar pronat e oligarkëve rusë. Kërkesa për fonde përfshin mbi 20 miliardë dollarë për armë, municione dhe ndihma të tjera ushtarake, si dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe ushqimore. "Ky projektligj është i nevojshëm për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri," tha zoti Biden në Shtëpinë e Bardhë. "Kostoja e kësaj lufte - nuk është e vogël - por dorëzimi para agresionit do të ishte më i kushtueshëm." Presidenti Biden kërkoi gjithashtu kompetenca të reja ligjore për të konfiskuar paratë e oligarkëve rusë dhe për t’i dërguar ato më pas në Ukrainë për të financuar përpjekjet e luftës. Administrata kërkon miratimin e të gjitha fondeve që parashikon se do t’i duhen deri në shtator, fundi i vitit fiskal, për të mbështetur operacionet ushtarake të Ukrainës, si dhe për ndihmën humanitare dhe ekonomike, tha të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Presidenti Biden paraqiti gjithashtu një propozim që Kongresi të miratojë kompetenca të reja për administratën e tij, që do t’i lejonin zyrtarët amerikanë të sekuestronin më shumë prona të oligarkëve, t’ia jepnin paratë e mbledhura nga konfiskimet Ukrainës dhe të ashpërsonin masat kundër shmangies së sanksioneve, tha Shtëpia e Bardhë.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11