Top News/ 33 herë më e madhe se dielli / Një vrimë e zezë, gjigante, në Rrugën e Qumështit
17/04/2024 13:53

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e diellit, më e madhja që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”. Një vrimë tjetër e zezë, supermasive, gjendet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e zezë e sapo identifikuar ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka, relativisht afër në aspektin kozmik, në konstelacionin Aquila, dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit. Një vit dritë është distanca që përshkon drita gjatë një viti, rreth 9.5 trilion km. Vrimat e zeza janë pjesë e hapësirës në univers ku graviteti është aq i fuqishëm sa edhe drita nuk mund të shpëtojë, çka e bën të vështirë zbulimin e tyre. Kjo vrimë e zezë u identifikua përmes vëzhgimeve të bëra nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pasi shkaktoi lëkundjen e yllit që e shoqëron atë. Misioni Gaia po harton tani një regjistër të madh të yjeve. Për verifikimin e masës së vrimës së zezë u përdorën të dhëna nga teleskopi shumë i madh i Observatorit Evropian Jugor me bazë në Kili dhe observatorë të tjerë tokësorë. “Kjo vrimë e zezë nuk është vetëm shumë masive, por edhe shumë e veçantë në shumë aspekte. Në të vërtetë është diçka që kurrë nuk e prisnim ta zbulonim”, thotë Pasquale Panuzzo, inxhinier kërkimor në agjencinë franceze të hulumtimeve CNRS, që punon në Observatorin e Parisit.

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB