Me kërkesë të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Prokuroria ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arban Lamkës. Sipas Prokurorisë, shtetasi rezulton se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme. Në njoftimin zyrtar, 9 njësitë dhe 33 apartamentet ishin ndërtuar në lagjen 13 të qytetit bregdetar. Mes 9 njesive të sekuestruara, në pronësi të Arban Lamkës 4 ishin dyqane dhe 4 garazhde.