Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në orët e para të mëngjesit dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës. Identifikimi dhe arrestimi i tij u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të cilët organizuan menjëherë punën për kapjen e autorit.