Eurodeputetët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë depozituar 305 amendamente për draft raportin për Shqipërinë të Andreas Schiedet. Fredi Beleri ka kërkuar që në raport të ngrihet shqetësimi për refuzimin e përsëritur të qeverisë për të zbatuar vendimet gjyqësore dhe për të hequr imunitetin e zyrtarëve qeveritarë të përfshirë në skandale korrupsioni. Po ashtu kërkon që të nënvizohet nevoja që pushteti ekzekutiv dhe legjislativ në Shqipëri të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht, si çështje prioritare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese.